Spanjë, taksistët në Barcelonë protestë në mbështetje të Palestinës / Photo: AA

Taksistët në qytetin e Barcelonës në Spanjë shëtitën në qendrën e qytetit për të protestuar kundër "gjenocidit të Izraelit në Gaza".

Rreth 200 taksistë në Barcelonë shëtitën duke drejtuar ngadalë automjetet e tyre në qendër të qytetit me qëllimin "dënimin e gjenocidit të Izraelit në Gaza dhe për të dhënë mbështetje ndaj Palestinës".

Në kuadër të protestës që u organizua me thirrjen e shoqatës së taksive "Anget", taksistët duke varur në mjetet e tyre flamurin e Palestinës dhe duke u rënë borive të tyre shkaktuan ndërgjegjësim në trafik.

Pas xhirove në qendër të qytetit, taksistët u takuan me turmën që po i priste në Sheshin e Universitetit të cilët ishin mbledhur me thirrjen e Komunitetit të Palestinës në Katalonjë.

Në manifestimin që u lexua, u kërkua "ndalimi i gjenocidit në Gaza dhe i çdo bashkëfajësie me regjimin kolonial të Izraelit". Gjatë protestës u brohoritën slogane të tilla si "Palestina Lirë", "Rroftë Palestina" dhe "Bojkot ndaj Izraelit".

Taksistët bënë thirrje për përfundimin e sulmeve të Izraelit në Gaza ndërsa njoftuan se protestat e tyre do të vazhdojnë derisa komuniteti ndërkombëtar të kalojë në veprim për armëpushimin dhe dërgimin e ndihmave humanitare.

AA