Ushtria e Kinës filloi stërvitjet ushtarake dhe gjuajtjet me municion të vërtetë në ujërat dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit.
Media shtetërore kineze Global Times njoftoi se stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA) po kryheshin rreth Tajvanit duke përfshirë përdorimin e armëve të avancuara siç janë avionët luftarakë J-20 dhe raketat hipersonike DF-17.
"Stërvitjet janë të paprecedentë pasi raketat konvencionale të PLA pritet të fluturojnë mbi ishullin e Tajvanit për herë të parë ndërsa forcat e PLA-së do të hyjnë në një zonë brenda 12 miljeve detare nga ishulli dhe e ashtuquajtura linjë mesatare do të pushojë së ekzistuari", thuhet në raportim.
Ushtria kineze njoftoi të martën se një "seri e operacioneve ushtarake të shënjestruara" do të kryhej në përgjigje të vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në Tajvan.
"Ushtria Çlirimtare Popullore do të nisë një sërë operacionesh ushtarake të shënjestruara për të kundërshtuar vizitën e Pelosit në ishullin Tajvan dhe do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial", tha ministria e Mbrojtjes e Kinës.
Ndërkoh, nga ministria e Mbrojtjes e Tajvanit, janë deklaruar se forcat e tyre e ndjekin situatën, pasi që Kina e ndryshon status qou-n dhe e destabilizon sigurinë e rajonit.
Njoftimi erdhi menjëherë pasi Pelosi ateroi në Tajvan, që është vizita e pari për një kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve në 25 vjet.
Kina e konsideron Tajvanin "provincën e saj të shkëputur". Megjithatë, Taipei ka këmbëngulur për pavarësinë e tij që nga viti 1949.
4 Gus 2022
Stërvitje serioze të ushtrisë kineze afër Tajvanit
Armët e avancuara siç janë avionët luftarakë J-20 dhe raketat hipersonike DF-17 përdoren gjatë këtyre ushtrimeve
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Belgjika do ta arrestojë Netanyahun në rast se ai shkon në Bruksel
"Ndaj çdo personi që ka urdhërarrest nga Gjykata, nëse është në tokat e Belgjikës, autoritetet belge do t'i përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të Statutit të Romës", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Belgjikës, Florinda Baleci.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore