Sulm i ri në Rafah: Tetë palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit / Photo: AA

Tetë palestinezë, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë në një sulm të ri ajror izraelit në qytetin Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, e cila u referohet burimeve lokale, avionët luftarakë izraelitë kanë kryer një sulm ajror në dy shtëpi në qytetin Rafah.

Shtatë persona vdiqën në sulm, duke përfshirë tre fëmijë.

Një grua u vra gjithashtu në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në lagjen Al-Jaine në lindje të qytetit Rafah.

TRT Balkan / agjencitë