Sulmohet autori Salman Rushdie gjatë një paraqitje të tij në një skenë në New York, ndërsa policia amerikane ka bërë të ditur se i dyshuari u arrestua.
Fotot e postuara në mediat sociale treguan autorin Rushdie, veprat e të cilit kanë shkaktuar kërcënime me vdekje, të shtrirë në skenë në Institutin Chautauqua ndërsa policia dhe të pranishmit përpiqeshin të jepnin ndihmën e parë.
Gjendja e tij nuk është e njohur menjëherë.
Pamjet e postuara gjithashtu në mediat sociale treguan të pranishmit që nxituan në skenë menjëherë pas incidentit.
Sulmi ndodhi pak para një ligjërate që ai do të mbante.
Autori pësoi një plagë të dukshme me thikë në qafë dhe u transportua në një spital, tha Policia e Shtetit New York në një deklaratë, duke shtuar se "gjendja e tij ende nuk dihet".
Një pjesëmarrës ka pësuar gjithashtu një dëmtim të lehtë në kokë, shtoi policia.
Rushdie është autori i disa romaneve që fituan vlerësim të gjerë, duke përfshirë romanin "Midnight's Children", i cili fitoi çmimin Booker në vitin 1981. Megjithatë, libri i tij "Vargjet Satanike" (The Satanic Verses) u bë objekt polemikash shtatë vjet më vonë, kur atëkohë ajatollahu iranian Ruhollah Khomeini publikoi një fetva që bënte thirrje për vdekjen e tij shkaku i romanit.
Ayatollah Ali Khamenei, pasardhësi i Khomeinit, në një postim që u fshi nga Twitter në vitin 2019, thoshte se fetvaja vazhdon të vlejë.