Të shkollosh djalin duke mbledhur mbeturina të reciklueshme / Foto: Reuters

Shkolla e kthente shpesh në shtëpi Fawas Adeosun, nxënësin nigerian të klasës së katërt, sepse nëna e tij, Fatimoh, nuk i kishte paguar tarifat. Kështu derisa u regjistrua në një shkollë tjetër, duke gjetur një zgjidhje të re.

Shkolla "My Dream Stead", në lagjen e gjerë dhe të varfër Ajegunle, ku jetojnë Adeosuns, është një nga 40 shkollat me kosto të ulët në kryeqytetin tregtar të Nigerisë që pranojnë mbeturina të riciklueshme si pagesë.

Mbi 40 shkolla në Nigeri pranojnë mbeturina të riciklueshme si pagesë për shkollimin e fëmijëve Reuters

Për katër vitet e fundit, një organizatë lokale mjedisore e quajtur Afrikan Cleanup Initiative ka mbledhur shishe, kanaçe, kartona pijesh dhe kontejnerë plastikë të sjellë në shkolla nga prindërit dhe ua shet ato ricikluesve.

Të ardhurat nga shitjet paguajnë për pagat e mësuesve, uniformat e fëmijëve, librat dhe stilolapsat, ndër të tjera shpenzime.

Skema synon të reduktojë numrin e fëmijëve jashtë shkollës si dhe sasinë e mbeturinave në rrugët e Lagos, tha Alexander Akhigbe, themeluesi i grupit mjedisor.

Tarifat e shkollimit në My Dream Stead janë 130 dollarë në vit dhe shkolla po zgjerohet në një bllok të dytë apartamentesh për të akomoduar 120 nxënësit e saj. Vetëm shtatë fëmijë u regjistruan kur u hap në 2019.

Disa mëngjese, Fatimoh dhe Fawas ecin në shkollë së bashku me thasë të mbushur me mbeturina mbi supe. Mbeturinat peshohen në ambientet e shkollës dhe vlera e shitjes së tyre i shtohet llogarisë së Fawas.

"Ndonjëherë nëse ai dëshiron të blejë veshje sportive, shkolla do të më thotë shumën që duhet të sjell," tha Fatimoh, një parukiere 48-vjeçare që kujdeset vetë për gjashtë fëmijë.

Rritja e Fawas, fëmijës më të vogël, ka qenë veçanërisht e vështirë që kur ajo u detyrua të lironte hapësirën që përdorte si sallon në vitin 2018.

"Kur zbulova se ata mund të merrnin plastikë nga unë për ta mbajtur fëmijën tim në shkollë, më lehtësoi barrën," tha ajo ndërsa pastronte kazanët në rrugë për materiale të riciklueshme gjatë kthimit nga shkolla.

TRT Balkan / agjencitë