Thirrja e presidentit Erdoğan paraqitet në samitin e paqes Rusi-Ukrainë / Photo: AA

Lideri opozitar në Francë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Francës (PCF) Fabien Roussel, ështl shprehur se në këtë luftë nuk janë përdorur të gjitha mjetet diplomatike për armëpushim, ndërsa vuri në dukje deklaratën e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan për një samit të paqes.

"Ne jemi të gatshëm të presim një samit paqeje në të cilin do të jetë e pranishme edhe Rusia." ishte kjo thirrja e bërë më herët nga Erdoğan më 8 mars në Istanbul pas takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Situata në Ukrainë dhe marrëveshja e sigurisë e nënshkruar midis Francës dhe Ukrainës më 16 shkurt po diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Kombëtar. Duke folur në seancën parlamentare, deputeti Roussel tha se gjithçka duhet bërë për njerëzimin, për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe për të siguruar armëpushim.

Ai pohoi se negociata midis Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohen përfundimisht. "Atëherë mos të humbim asnjë minutë, sepse çdo orë, çdo ditë, çdo javë sjell me vete shumë vdekje dhe shkatërrim", deklaroi Roussel.

"Brazili, India, Kina madje edhe Afrika e Jugut kanë bërë dorëzimet e tyre. Të premten presidenti Erdoğan tha se është i gatshëm që Türkiye të presë një samit Rusi-Ukrainë. Rusia tha se është e gatshme për armëpushim", u shpreh Roussel.

Ai theksoi se mbështetja për Ukrainën duhet të sigurohet pa kaluar "vijat e kuqe" në mënyrë që të parandalohet që vendi i tij të shkojë në luftë kundër Rusisë.

Sipas deputetit francez, deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron se "mundësia e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë mund të jetë në tryezë" e kanë tronditur popullatën, duke vlerësuar se marrëveshja e sigurisë e nënshkruar mes Francës dhe Ukrainës nuk do ta qetësojë luftën.

Roussel bëri të qartë se është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

Duke iu referuar sulmeve të Izraelit ndaj Gazës, Roussel tha se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për dënimin e krimeve që ka shkaktuar tek populli palestinez në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Ndërkaq, Roussel i bëri thirrje Francës që të njohë një shtet palestinez në kuadër të kufijve të vitit 1967, duke shtuar se ky hap do të ishte veprim i fortë politik që do t'i shtynte vendet e tjera të marrin vendime në këtë drejtim.

AA