Ish-presidenti i ShBA-së Donald Trump ka sfiduar për një debat presidentin Joe Biden, duke theksuar se ai është gati të përballet kundër tij në "çdo kohë".
"Është e rëndësishme, për të mirën e vendit tonë që Joe Biden dhe unë të debatojmë për çështje që janë kaq vitale për Amerikën dhe popullin amerikan. Prandaj, unë bëj thirrje për debate, në çdo kohë, kudo, në çdo vend", shkroi Trump në platformën sociale Truth Social.
"Debatet mund të drejtohen nga DNC-ja e Korruptuar ose filiali i tyre, Komisioni për Debatet Presidenciale (CPD). Mezi pres të marr një përgjigje. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje", shtoi ai.
Biden pritet të përballet me paraardhësin e tij republikan në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor. Të enjten ai do të mbajë fjalimin për gjendjen e vendit.
Trump ka anashkaluar të gjitha debatet presidenciale republikane.
"Publiku e di se kush jam dhe çfarë presidence të suksesshme kam pasur. Prandaj, nuk do të bëj debate", shkroi ai në atë kohë.