Trump: Fatkeqësisht, hetimet për 11 shtatorin nuk shkuan deri në fund

Trump: Fatkeqësisht, hetimet për 11 shtatorin nuk shkuan deri në fund

Arabia Saudite e ka sponsorizuar një turne golfi në New Jersey
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump mori pjesë në një turne golfi në New Jersey.     Foto:Retuers 

Për fat të keq, askush nuk ka shkuar deri në fund me hetimin e 11 shtatorit, deklaroi ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë pjesëmarrjes në një turne që u organizua në një klub golfi në New Jersey, të cilin e mbështeste Arabia Saudite.

Familjarët e viktimave të sulmit që u krye më 11 shtator të vitit 2001, ishin kundër sponsorizimit të Arabisë Saudite të këtij turneu. Por, Trump, tha se i njeh shumë mirë sponsorët për një kohë të gjatë.

"Kanë qenë miq të mi prej kohësh. Këta njerëz kanë investuar në kompani amerikane, kanë përqindje të mëdha në shumë kompani amerikane dhe kjo që po bëjnë për golfin është e mrekullueshme. Fatkeqësisht, askush nuk ka shkuar deri në fund të hetimit për 11 shtatorin", tha Trump.

Ndërkohë, duke i përshkruar përgjegjësit për sulmet e 11 shtatorit si "të marrë", ai tha se në këtë turne marrin pjesë njerëz të mrekullueshëm.

AA