Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, thuhet se ka ftuar homologun e tij kinez, Xi Jinping, të marrë pjesë në inaugurimin e tij presidencial muajin e ardhshëm.
Siç raporton ‘CBS News’, burimet zbuluan se Trump ia bëri ftesën presidentin kinez në fillim të nëntorit, menjëherë pas zgjedhjeve, por mbetet e paqartë nëse presidenti kinez e ka pranuar.
Raporti tha se zyrtarët po bëjnë plane që më shumë personalitete të huaja të marrin pjesë në ceremoninë e betimit më 20 janar.
Sipas ekipit të Trumpit, ka shumë liderë që mund të marrin pjesë në inaugurimin presidencial.
"Liderët botërorë janë rreshtuar për t'u takuar me presidentin Trump, sepse ata e dinë se ai së shpejti do të kthehet në pushtet dhe do të rivendosë paqen përmes fuqisë amerikane në mbarë globin," tha zëdhënësja e tranzicionit të Trumpit, Karoline Leavitt.
Raporti i ftesës erdhi disa ditë pasi Trump kërcënoi se do të rrisë tarifat për mallrat kineze. ShBA-ja vendosi gjithashtu një afat 19 janarin, një ditë para inaugurimit presidencial, për ‘ByteDance’, kompaninë mëmë kineze të ‘TikTokut’, që t'ua shesë aplikacionin e mediave sociale ose të përballet me një ndalim në vend.