Trump: Kamala Harris është kandidate edhe më e keqe se Biden / Photo: AA

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris, të cilën ai e përshkroi si "e majtë më radikale", është "kandidate më e keqe" se presidenti amerikan, Joe Biden, për sa i përket garës presidenciale.

Në intervistën e tij për televizionin "Fox News", Trump bëri vlerësime për zëvendëspresidenten Harris, e cila pritet të bëhet kandidate zyrtare e demokratëve pasi presidenti Biden të tërhiqet nga gara.

"Fol shumë, por bosh”, ky ishte vlerësimi që ish-presidenti bëri teksa u pyet për Kamala Harris, duke shtuar se Harris është "kandidate më e keqe" se Bideni.

"Unë mendoj se ajo (Harris) është e majta më radikale”, tha Trump.

Duke kritikuar buzëqeshjen e Harrisit, e cila doli në pah me të qeshurën e saj në rrjetet sociale, Trump tha: "Kjo e qeshur është e qeshura e një njeriu të çmendur. Por, vura re se ajo nuk po qeshte më ashtu. Dikush e bindi të mos qeshë".

Më 21 korrik, presidenti Biden bëri të ditur nëpërmjet të një deklarate në llogarinë e tij në X se po tërhiqej nga gara presidenciale dhe në vend të kësaj do të dëshironte të kalonte zëvendëspresidentja Harris.


AA