Trump kërkon nga Musk të jetë “më agresiv”                                 Foto: AA

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka kërkuar nga Elon Musk të jetë “më agresiv” në përpjekjet e tij, me gjasë duke iu referuar rolit të miliarderit në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) që synon reduktimin e shpenzimeve federale.

“Elon po bën një punë të shkëlqyer, por unë do të doja ta shihja atë të bëhet më agresiv”, shkroi Trump në platformën ‘Truth Social’.

Ai sugjeroi se ShBA-ja duhet të shpëtohet dhe theksoi se qëllimi përfundimtar është “ta bëjë atë më të madhe se kurrë më parë”.

Musk, një miliarder dhe mbështetës i presidentit Trump, ka qenë një figurë kryesore në përpjekjet e administratës amerikane për të përmirësuar operacionet e qeverisë.

TRT Balkan / agjencitë