Republikani Donald Trump, i cili u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, mori rreth 5 milionë vota më shumë se rivalja e tij, kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike, Kamala Harris.
Sipas të dhënave jozyrtare të publikuara nga Associated Press (AP), rezultatet janë shpallur në 45 nga 50 shtete, ndërsa Trump ka marrë rreth 71 milionë vota.
Ndërkohë, numri i votave të marra nga rivalja e tij Harris, ka mbetur në rreth 66,1 milionë vota.
Ndryshe nga sondazhet që tregojnë Harrisin përpara në numrin e përgjithshëm të votave në ShBA, Trump arriti të fitojë kundër rivales së tij në 27 nga 50 shtete. Harris fitoi zgjedhjet në 18 shtete, si dhe në rajonin e Uashington DC.
Siç raportohet, norma e votave që Trump ka marrë është 51 për qind.
Donald Trump është fitues i garës në "shtetet luhatëse" North Carolina, Georgia, Penssylvania, Wisconsin; gjithashtu në Indiana, Kentucky, West Virginia, Florida, Tennessee, South Carolina, Oklahoma, Mississippi, Alabama, Arkansas, North Dakota, South Dakota, Wyoming, Nebraska, Louisiana, Ohio, Texas, Missouri, Utah, Montana, Kansas, Iowa dhe Idaho.
Në zgjedhjet presidenciale në ShBA, votuesit votojnë kryesisht për delegatët e partisë që ata mbështesin.
Në këtë sistem të quajtur "Kolegji Zgjedhor", përcaktohen gjithsej 538 delegatë, të shpërndarë me pesha të ndryshme për çdo shtet.
Kandidati që arrin më shumë se gjysmën e këtij numri, pra 270 delegatë, fiton të drejtën të bëhet president.