Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump ka paditur rrjetin amerikan të lajmeve CNN për shpifje, duke kërkuar 475 milionë dollarë dëmshpërblim.
Avokatët e Trump-it kanë ngritur padi në Gjykatën e Rrethit në Fort Lauderdale në Florida të hënën, duke u fokusuar në atë që ata e kanë quajtur "fushatë e zhbindjes e CNN-it në formën e shpifjes dhe njollosjes".
Trump akuzoi transmetuesin për ndjekje të objektivit për ta "mposhtur atë politikisht", duke thënë se fushata kulmoi kur "CNN pretendoi merita për largimin e Trump-it", duke iu referuar humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
CNN "u përpoq të njollosë ... (Trump-in) me një seri etiketimesh gjithnjë e më skandaloze, të rreme dhe shpifëse, si ‘racist’, ‘shërbyes i Rusisë’, ‘kryengritës’ dhe në fund si ‘Hitler’, sipas padisë.
Trump ka thënë se rrjeti ka përshkallëzuar sulmet e tij pasi "frikohet" se ai do të kandidojë për president në vitin 2024.
4 Tet 2022
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore