Trump paralajmëroi kandidaturë të mundshme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.     Foto: AA

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se mund të kandidojë për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) që do të mbahen në vitin 2024.
“Kam konkurruar dy herë. Kam fituar dy herë. Herën e dytë ia dola shumë më mirë se herën e parë. Tani për ta bërë vendin tonë të suksesshëm, të sigurt dhe të lavdishëm përsëri, ndoshta do të më duhet ta bëj përsëri”, tha Trump në një tubim në Teksas.
Ai tha gjithashtu se votuesit që e zgjodhën atë president të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016 tani janë më të fortë se kurrë.
“Shumica e heshtur është kthyer më e fortë se kurrë... Bashkëqytetarët e mi, ky udhëtim i jashtëzakonshëm në të cilin jemi së bashku sapo ka filluar,” tha Trump.
Deklaratat e tij vijnë pak orë pasi presidenti aktual i ShBA-së, Joe Biden, tha se ende nuk ka njoftuar, por se synon të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

TRT Balkan / agjencitë