Donald Trump është kthyer në Uashington për herë të parë që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë 18 muaj më parë, duke mbajtur një fjalim të zjarrtë me paralajmërime se ai mund të kandidojë përsëri për president në 2024.
Trump përsëriti pretendimet e tij të martën se ai fitoi zgjedhjet e vitit 2020 dhe denoncoi hetimin e komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për sulmin e 6 janarit në Capitol SHBA nga mbështetësit e tij si vepër e "hakerëve dhe hajdutëve politikë".
“Nëse do të hiqja dorë nga qëndrimet e mia, nëse do të pranoja të heshtja, nëse do të qëndroja në shtëpi dhe do t’a merrja me lehtësi, persekutimi i Donald Trump do të ndalej menjëherë”, tha ai.
Por, ai theksoi se nuk do të bëj një gjë të tillë.
“Unë duhet të shpëtoj vendin tonë”, tha Trump.
76-vjeçari Trump ndaloi së deklaruari kandidaturën e tij, por i shprehi mendimet e tija se çka beson se duhet të ishin prioritetet për "presidentin e ardhshëm republikan".
“Unë gjithmonë them se vrapova herën e parë dhe fitova, pastaj vrapova për herë të dytë dhe ia dola shumë më mirë”, tha Trump dhe shtoi se mund të duhet ta bëj përsëri.
“Ne duhet të rregullojmë vendin tone”, tha ai.
Po ashtu Trump paralajmëroi se në javët dhe muajt në vazhdim do të paraqes shumë detaje tjera.
Gropa e krimit
Trump e sulmoi vazhdimisht presidentin demokrat Joe Biden, duke e fajësuar atë për sëmundjet e vendit.
"Ne jemi një komb në rënie, një komb i dështuar" tha ai. Sipas tij, inflacioni është më i larti në 49 vjet.
“Çmimet e gazit kanë arritur më të lartat në historinë e vendit tonë”, tha Trump.
Ai akuzoi Biden se ka lejuar një "pushtim" nga miliona emigrantë që kalojnë kufirin jugor.
Trump tha se Shtetet e Bashkuara "tani janë një gropë e krimit".
"Ne kemi gjak, vdekje dhe vuajtje në një shkallë dikur të paimagjinueshme," tha ai.
Mes tjerash ai tha se qytetet e drejtuara nga demokratët po vendosin rekorde të të gjitha kohërave të vrasjeve.
Ai akuzoi Bidenin se është "dorëzuar në Afganistan" dhe se ka lejuar Rusinë të sulmojë Ukrainën.
Prej 20 janarit të vitit të kaluar kur fluturoi nga Uashingtoni në Florida, Trump ka mbetur figura më polarizuese e vendit, duke vazhduar fushatën e tij të paprecedentë për të mbjellë dyshime për humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Bidenit.