Trump shpallet fajtor, por s'dënohet për rastin e "pagesave për të heshtur"

Trump shpallet fajtor, por s'dënohet për rastin e "pagesave për të heshtur"

"Unë jam plotësisht i pafajshëm. Nuk kam bërë asgjë të keqe", tha presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Trump shpallet fajtor, por s'dënohet për rastin e "pagesave për të heshtur"        / Foto: AA

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, u shpall fajtor, por nuk u dënua, në rastin gjyqësor e "pagesave për të heshtur" që udhëhiqej kundër tij në New York.

Kjo e bën Trumpin presidentin e parë amerikan që do të betuar në detyrë si një kriminel i dënuar pas inaugurimit të tij më 20 janar.

Trump bëri një paraqitje virtuale për procedurat gjyqësore dhe akuzoi atë që ai e konsideroi një proces të padrejtë, vetëm disa orë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi përpjekjen e tij për të shmangur dënimin.

"Unë jam plotësisht i pafajshëm. Nuk kam bërë asgjë të keqe", tha Trump.

"Kjo ka qenë një gjueti shtrigash e motivuar politikisht", vazhdoi ai, duke shtuar: "Është bërë për ta dëmtuar reputacionin tim, kështu që unë do të humbas zgjedhjet".

Teknikisht, Trump mund të ishte dënuar deri në katër vjet burg, por gjykatësi Juan Merchan dha një dënim me lirim të pakushtëzuar për 34 akuzat me të cilat Trump u dënua për falsifikimin e të dhënave të biznesit në maj për të mbuluar pagesat prej 130.000 dollarësh "për të heshtur" aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels. Pagesat u bënë për të parandaluar përhapjem e historisë së aktores Daniels për një lidhje të supozuar të vitit 2006 me Trump-in, në mënyrë që kjo të mos ndikonte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Rrethana e veçantë e shkarkimit të pakushtëzuar nënkupton që Trump nuk do të duhet të vuajë aspak burg dhe as nuk do të duhet të paguajë ndonjë gjobë monetare.

"Në këtë kohë, unë e vendos këtë dënim për të mbuluar të 34 akuzat", tha gjykatëso Merchan, i cili i uroi Trump-it për mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

“Asnjëherë më parë kësaj gjykate nuk i është paraqitur një grup rrethanash kaq unike dhe të jashtëzakonshme”, theksoi ai, duke shtuar: "Ky ka qenë një rast vërtet i jashtëzakonshëm".

Trump i quajti procedurat një "pengesë për New York-un", ndërsa ekipi i tij ligjor planifikon të apelojë dënimin e tij.

"Kjo ka qenë një përvojë shumë e tmerrshme", tha Trump gjatë seancës së tij virtuale, duke shtuar se rasti ishte "trajtuar në mënyrë të papërshtatshme" nga Prokurori i Qarkut të New Yorkut, Alvin Bragg, të cilin Trump e quajti "kriminel".

TRT Balkan / agjencitë