Trump thotë se Zelenskyy favorizon demokratët në zgjedhjet presidenciale

Trump thotë se Zelenskyy favorizon demokratët në zgjedhjet presidenciale

Ish-presidenti amerikan e quan presidentin ukrainas "shitësin më të mirë në histori".
Trump thotë se Zelenskyy favorizon demokratët në zgjedhjet presidenciale / Foto: AA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbështet Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme, deklaroi ish-presidenti amerikan Donald Trump gjatë një mitingu në Pensilvani të hënën.

"Ai (Zelenskyy) dëshiron kaq shumë që ata të fitojnë këto zgjedhje," tha kandidati republikan për president, duke e quajtur Zelenskyyn "shitësin më të mirë në histori" për sigurimin e miliardave ndihma nga ShBA-ja.

“Sa herë që ai (Zelenskyy) vjen në vend, ai largohet me 60 miliardë dollarë”, shtoi ai.

Trump sugjeroi se lufta në vazhdim mund të ishte shmangur, duke pohuar se nëse ai do të kishte qenë në detyrë, një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës do të ishte negociuar.

Ish-presidenti tha se, nëse zgjidhet, ai do t’ telefonojë Zelenskyyt dhe presidentit rus Vlladimir Putin dhe do t'u kërkojë të arrijnë një marrëveshje paqeje.

As zyra e Zelenskyyt dhe as fushata e Harrisit nuk kanë reaguar ende ndaj komenteve të Trumpit.

Javën e kaluar, Trump tha se ai "ndoshta" do të takohej me Zelenskyyn gjatë vizitës së tij në ShBA.

AA