Kanë filluar sot bisedimet teknike mes delegacioneve turke dhe suedeze për ekstradimin e terroristëve, si pjesë e marrëveshjes në NATO.
Bisedimet dyditore, të filluara sot, po zhvillohen në kryeqytetin e Türkiye-s, Ankara.
Delegacioni turk udhëhiqet nga Kasim Cicek, drejtori i përgjithshëm për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian në Ministrinë e Drejtësisë.
Tri ditë para takimit të delegacioneve, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan paralajmëroi se Ankaraja nuk do ta ratifikojë kërkesën për aderim në NATO të Suedisë dhe të Finlandës deri sa dy vendet nordike “të mbajnë” premtimet që i kanë bërë Ankarasë.
Javën e kaluar, ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha: “Presim që Suedia dhe Finlanda të ekstradojnë anëtarët e FETO-s dhe PKK-së (grupe terroriste) në Türkiye brenda kornizës së marrëveshjes në NATO”.
Memorandumi tripalësh
Suedia dhe Finlanda aplikuan formalisht për anëtarësim në NATO në qershor, një vendim i nxitur nga ofenziva ruse në Ukrainë.
Sidoqoftë, Türkiye, vend anëtar i NATO-s tashmë mbi 70 vjet, ngriti kundërshtime ndaj aplikimit për anëtarësim, duke kritikuar këto dy shtete për tolerimin, madje edhe mbështetjen e grupeve terroriste.
Një memorandum tripalësh në Samitin e NATO-s i nënshkruar mes shteteve në qershor parashikon se Finlanda dhe Suedia nuk do të mbështesin YPG/PYD, degën e PKK-së në Siri, ose Organizatën Terroriste Fetullah (FETO) - grupi që qëndron pas tentimit të mposhtur për puç në Türkiye në vitin 2016.
Finlanda dhe Suedia gjithashtu u pajtuan që të adresojnë kërkesat në pritje të Türkiye-s për ekstradimin ose deportimin e terroristëve të dyshuar.
Për t’iu bashkuar NATO-s, kërkesa e FInlandës dhe e Suedisë duhet të miratohet patjetër edhe në parlamentin e Türkiye-s.
5 Tet 2022
Türkiye fillon bisedimet me Suedinë për ekstradimin e terroristëve
Delegacionet turke dhe suedeze kanë filluar bisedimet për ekstradimin e terroristëve, si pjesë e marrëveshjes në NATO.
TRT World
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Erdoğan: Qeveria Netanyahu është si vrasësit serialë që u pëlqen të vrasin
"Në mes të barbarive të kryera nga rrjeti i masakrës, gratë e nderuara të Palestinës po japin një shembull për gjithë botën dhe të gjitha gratë përmes rezistencës së tyre dinjitoze kundër shtypësit", u shpreh presidenti Erdoğan.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore