Udhëheqës i Al-Shabaab vritet në sulm ajror të ShBA-së në Somali. / Foto: AA

Komanda amerikane në Afrikë (AFRICOM) konfirmoi se lideri i lartë i organizatës terroriste Al-Shabaab, Mohammed Mire dhe 10 anëtarë të organizatës u vranë në operacionet e kryera nga forcat amerikane në bashkëpunim me ushtrinë somaleze.

Sipas deklaratës së bërë dje nga AFRICOM, forcat amerikane dhe somaleze kryen operacione në fshatin Beer Xaani, 35 kilometra në veriperëndim të qytetit bregdetar të Kismayo në Jubaland të Somalisë.

Në sulmin ajror, u vranë 10 anëtarë të organizatës së lidhur me Al-Kaedën nga grupi Al-Shabaab dhe udhëheqësi i lartë i organizatës, Mohammed Mire.

Komandanti i AFRICOM, gjenerali Michael Langley tha se organizatat terroriste vazhdojnë të jenë kërcënim serioz global.

"Terroristët e Al-Shabaab janë një nga këto kërcënime globale. Ne jemi partnerë me vendet me të njëjtin mendim për t'i luftuar ata dhe grupet e tjera terroriste. Bashkimi kundër këtyre kërcënimeve transnacionale ofron sigurinë rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin", tha Langley.

TRT Balkan / agjencitë