Ushtria e SHBA-së i bashkangjitet ushtarëve të Indonezisë në stërvitje të përbashkët luftarake për t’i ndihmuar atyre pas tensionit të përjetuar me Kinën.
Në një njoftim nga ambasada e SHBA-së në Xhakarta thuhet se stërvitjet në fjalë janë planifikuar për të mbështetur politikën e lirë dhe të hapur të Indo-Paqësorit, si dhe ndërveprueshmërinë, aftësinë, besimin dhe bashkëpunimin.
Gjithashtu në deklaratë gjenerali Charles Flynn, komandanti i ushtrisë së SHBA-së të Paqësorit, është shprehur se, "Kjo është një simbol i marrëdhënies në rritje SHBA-Indonezi mes forcave tokësore në këtë rajon të rëndësishëm".
Në këto stërvitje për herë të parë u sigurua edhe pjesëmarrja e vendeve tjera mike të Indonezisë.
Stërvitjet e kryera me pjesëmarrjen e mbi 5 mijë ushtarëve nga SHBA-ja, Indonezia, Australia, Japonia dhe Singapori tregohen si "stërvitja më e madhe në rajon që nga viti 2009".
Flynn dhe gjenerali nga ushtria indoneziane, Andika Perkasa, filluan stërvitjet e përbashkëta me një ceremoni të mbajtur në zonën Baturaja në Sumatrën Jugore.
Stërvitjet e përbashkëta përfshijnë stërvitjet e ushtrisë, marinës, forcave ajrore e detare dhe do të vazhdojnë deri më 14 gusht.
3 Gus 2022
Ushtria e SHBA-së i bashkangjitet Indonezisë pas tensionit me Kinën
Në stërvitje të përbashkët do të jenë gjithsej 5 mijë ushtarë nga SHBA, Indonezia, Japonia dhe Singapori
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.