Ushtria izraelite u tërhoq nga qyteti i Jeninit dhe kampi i refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar pas dy ditësh sulmesh ushtarake.
Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se ushtria izraelite u tërhoq plotësisht nga qyteti dhe kampi i Jeninit mëngjesin e sotëm, pas sulmeve ushtarake që ndërmori mëngjesin e 21 majit.
Dëshmitarët okularë thanë se qindra palestinezë filluan të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre në kampin e refugjatëve në Jenin pas tërheqjes së ushtrisë izraelite.
Në një deklaratë me shkrim dje nga Ministria palestineze e Shëndetësisë bëhet e ditur se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Jenin më 21 maj është rritur në 11.
AA