Vazhdojnë zjarret në Los Angeles, rritet numri i të vdekurve / Photo: AA

Numri i të vdekurve nga zjarret në Los Angeles të SHBA-së është rritur në 16, ndërsa flakët kanë vazhduar për të pestën ditë radhazi, thanë autoritetet.

Pesë nga vdekjet i janë atribuuar zjarrit “Palisades” dhe 11 kanë rezultuar nga zjarri “Eaton”, konfirmoi zyra e ekzaminuesit mjekësor të Qarkut të Los Angelesit.

Të paktën katër zjarre po vazhdojnë ende në gjithë qarkun.

Zjarret kanë djegur mbi 16 mijë hektarë deri të shtunën, kanë shkatërruar më shumë se 12.000 struktura dhe mbi 150.000 njerëz janë nën urdhër evakuimi.

Zjarri më i madh ka djegur mbi 9.500 hektarë në dhe rreth lagjes luksoze Pacific Palisades pranë bregut. Më tutje në brendësi, zjarri Eaton ka djegur rreth 5.700 hektarë në ultësirat në dhe rreth Altadenas, në verilindje të qendrës së Los Angelesit, sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni.

Dy zjarre të tjera më të vogla – zjarret “Hurst” dhe “Kenneth” – janë ende duke vazhduar në zonën e Los Agnelesit, ndërsa zjarret “Archer” dhe “Lidia” janë vënë nën kontroll plotësisht.

TRT Balkan / agjencitë