Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në periferi të qytetit Yvelines, periferi e Parisit, kryeqytetit të Francës, me ç’ rast grabitësit hynë në një argjendari dhe vodhën stoli në vlerë prej rreth 1 milion dollarë.
Persona të paidentifikuar në orët e mëngjesit hynë në argjendarinë "Marc Orian" në qendrën tregtare "Parly 2" në Chesnay-Rocquencourt në orët e mëngjesit dhe kanë vjedhur sasi të madhe të stolive, njoftoi "France Bleu".
Vlera e tregut e gurëve të çmuar dhe stolive të vjedhura nga grabitësit vlerësohet në 1 milion dollarë.
Po ashtu thuhet se grabitësit kryen vjedhjen ashtu që thyen mbrojtjen metalike dhe u futën në dyqan.
Lidhur me grabitjen është ngritur hetim.
1 Gus 2022
Vidhen stoli prej 1 milion dollarë në Francë
Vjedhja e rëndë ka ndodhur në një qendër tregtare të Parisit
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.