Temperaturat e mëngjesit që arrijnë në 30 gradë Celsius në Spanjë gjatë muajit tetor mund të kenë kënaqur turistët, por ato po shkaktojnë shqetësim te shkencëtarët.
Zhiva po rritet shumë mbi normalen në gjithë Evropën, nga Spanja në Suedi.
Pas një vere të karakterizuar nga vapë të përsëritura, në Evropë mbizotërojnë temperatura të jashtëzakonshme edhe në fillim të vjeshtës, që është shenjë e përshpejtimit të ndryshimeve klimatike.
Parashikimet e shërbimeve meteorologjike të Spanjës janë se tetori që e lamë pas ishte muaji më i ngrohtë që nga vitit 1961, respektivisht prej ku kanë filluar të mblidhen të dhënat thonë se ky tetor ishte më i ngrohti në njëqind vitet e kaluara.
Ruben del Campo iz španjolske meteorološke službe Aemet, dodajući da je, ako se uzmu u obzir povijesni podaci, ovaj listopad u Španjolskoj najtopliji u stotinu godina.
“Një, dy ditë mbi 30 gradë është normale për Spanjën”, tha Ruben del Campo nga Shërbimi Meteorologjik i Spanjë. Por, ai shtoi se kaq shumë ditë, jo.
“Këto janë temperaturat e verës, dhe tashmë kemi hyrë në vjeshtë”, tha del Campo.
Të premten e kaluar, resorti verior San Sebastian regjistroi një temperaturë prej 30.3 gradë Celsius në orën 8.30 të mëngjesit, shumë mbi mesataren sezonale.
Ditët e fundit, zjarret shpërthyen në Bask, ku ndodhet San Sebastiani, ndaj autoritetet ndaluan zgarat dhe fishekzjarrët.
Vala e pazakontë e nxehtësisë solli një fjalë të re në gjuhën spanjolle - "verono", një kombinim i fjalëve verano (verë) dhe otono (vjeshtë).
Në dhjetë vitet e fundit sipas del Campos ka pasur një "përshpejtim të ndjeshëm" të ndryshimeve klimatike dhe shkretëtirëzimin në rritje të vendit.
Sipas institutit Climate Central, qytetet si Madridi, Barcelona, Valencia dhe Zaragoza janë ndër dhjetë qytetet evropiane më të prekura nga ngrohja globale sipas dëshmive nga 12 muajt e fundit.
Nga Spanja në Suedi
Franca fqinje, si Spanja, po ashtu regjistroi një tetor më të ngrohtë se mesatarja. Dhe ngrohtë gjithashtu është në veriun e largët, në Suedi, ku u mat një rekord prej 19.5 gradë në qytetin jugor të Kristianstad të premten.
"Është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Suedi deri vonë”, tha Erik Hojgard-Olsen, një meteorolog në Institutin Suedez Meteorologjik dhe Hidrologjik (SMHI).
Në jugperëndim të Francës, e cila ishte përfshirë nga zjarret e mëdha pyjore këtë verë, Meteo France njoftoi të premten se temperaturat iu afruan 30 gradë.
Në kryeqyteti e Belgjikës, në Bruksel u regjistrua një temperaturë maksimale prej 24 gradë, plot 10 gradë mbi normalen për fund të tetorit.
Zyra britanike e Meteorologjisë njoftoi të mërkurën se Londra ka shijuar një temperaturë të ngrohtë prej 20.5 gradë Celsius, që është më afër temperaturave që mbizotërojnë në fund të gushtit, sesa në tetor.
Vala e ngrohtë nga jugperëndimi i kontinentit ka prekur edhe Gjermaninë, e cila po shijon temperaturat më shumë në përputhje me verën sesa fillimin e nëntorit.
“Është e vështirë të besohet se është fundi i tetorit pasi pjesë të mëdha të Evropës (dhe Afrikës së Veriut) janë jashtëzakonisht të ngrohta”, njoftoi Organizata Botërore Meteorologjike në Twitter të premten.
Pasoja jo të mira
Autoritet përkatëse spanjolle theksuan se disa njerëzve mund t'u pëlqejë fakti që nuk duhet të ndezin ngrohjen qendrore për momentin dhe se mund të shkojnë edhe në plazh, por në fakt pasojat nuk janë të mira.
Spanja renditët ndër shtetet kryesore e cila e furnizon Evropën me fruta dhe perime.
Furnizimi me ujë nëntokësor i Spanjës ra në 31.8 për qind të kapacitetit javën e kaluar, krahasuar me mesataren sezonale dhjetëvjeçare prej 49.3 përqind.
Banorët dhe turistët që kanë shijuar plazhet e Barcelonës janë shprehur se janë të vetëdijshëm se moti kaq i ngrohtë ka një anë negative.
“Jemi vërtet të lumtur për këtë mot të ngrohtë, na pëlqen. Por, kjo nuk është normale”, tha Alicia Pesquera, një estetiste 43-vjeçare.
Të tjerë shprehen se kjo gjendje i shqetëson dhe se tashmë është koha e shiut apo të paktën e temperatuarve të ulëta.
1 Nën 2022
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore