Vriten 7 palestinezë në sulmet ajrore izraelite në Gaza.    /Foto: AA

Të paktën 7 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore dhe bombardimet me artileri që Izraeli kreu në pjesët qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, e cila mbështetet tek autoritet zyrtare të shëndetësisë, avionët luftarakë izraelitë kryen sulme të rënda ajrore ndaj kampit të refugjatëve Al-Shujaiyya dhe pjesës qendrore të Rripit të Gazës.

Në sulm humbën jetën të paktën shtatë palestinezë, ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

Gjithashtu, edhe në sulmet e rënda në zonat e ndryshme të qytetit Rafah në jug të Gazës, avionët luftarakë vendosën në shënjestër objektet, tokat bujqësore dhe zonën përreth spitalit Kuvajtian. Izraeli kreu dy sulme ajrore edhe në veri të kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës.

TRT Balkan / agjencitë