Vritet edhe një gazetar në Gaza, gjithsej 120 nga 7 tetori. / Photo: AA

Një gazetar tjetër u vra në Rripin e Gazës nga sulmet izraelite, tha të premten Radio Al-Aksa, duke e çuar numrin e përgjithshëm të gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori në 120.

Vdekja e fundit ishte e gazetarit Iyad Ahmad Al-Rawag, një prezantues në Radio Sawt Al-Aksa, i shoqëruar nga një numër i anëtarëve të familjes së tij. Ai i vra “si rezultat i pushtimit sionist duke synuar shtëpinë e tij në zonën Al-Hasayna në Nuseirat kamp i refugjatëve”, tha në njoftimin Radio Al-Aksa.

Tashmë, më shumë gazetarë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë më shumë se tre muajve të fundit sesa numri i vrarë në mbarë botën në vitin 2021 dhe 2022.

Sipas të dhënave lokale dhe ndërkombëtare, 109 gazetarë janë vrarë në mbarë botën në vitin 2021 dhe 2022, ndërsa të paktën 120 gazetarë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.

Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga një sulm i 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, duke vrarë të paktën 25.900 palestinezë dhe duke plagosur 64.110 të tjerë. Gati 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

Lufta izraelite brenda Gazës ka shkaktuar zhvendosjen e 85 për qind të popullsisë, e cila përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Njëkohësisht bombardimet e forcave izraelite kanë shkatërruar më shumë se gjysmën e infrastrukturës së enklavës.

TRT Balkan / agjencitë