Vritet kameramani i televizionit Al Manar në sulmin izraelit në Liban

Vritet kameramani i televizionit Al Manar në sulmin izraelit në Liban

Gazetari i televizionit Al Mayadeen, Hadi es-Sayid u vra në një sulm izraelit të martën.
Vritet kameramani i televizionit Al Manar në sulmin izraelit në Liban

Kamil Karaki, kameraman i televizionit “Al Manar”, është vrarë në një sulm ajror të kryer nga ushtria izraelite në Libanin jugor.

“Kameramani ynë Kamil Karaki u vra në një sulm ajror sionist”, njoftoi televizioni libanez në rrjetet sociale.

Ata njoftuan se Karaki nga Kantari i jugut të Libanit ka më shumë se 25 vite që punonte në televizion.

Sindikata e Gazetarëve Libanezë dënoi sulmet e Izraelit ndaj gazetarëve.

"Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj civilëve në të gjitha rajonet e Libanit. Gazetarët dhe kameramanët nuk u kursyen nga këto masakra. Dhe Kamil Karaki u shënjestrua në qytetin e tij në Kantara," njoftuan ata.

Gazetari i televizionit Al Mayadeen, Hadi es-Sayid, u vra në një sulm izraelit të martën.

TRT Balkan / agjencitë