Presidentët amerikanë dhe kinezë, përkatësisht Joe Biden dhe Xi Jinping, sapo janë takuar në Bali, duke e përshëndetur njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh përpara samitit të G20.
“Si udhëheqës të ekonomive kryesore të botës, ne duhet të menaxhojmë konkurrencën midis dy vendeve tona. Është kënaqësi të takohem me ju”, iu drejtua presidenti amerikan Joe Biden homologut të tij kinez Xi Jinping.
Presidenti kinez Xi Jinping po ashtu u shpreh i kënaqur nga ky takim i cili për herë të fundit kishte ndodhur në vitin 2017.
"Ne duhet të gjejmë kursin e duhur të marrëdhënieve përmes shkëmbimeve të sinqerta”, iu drejtua presidenti Xi Jinping homologut të tij amerikan Joe Biden
Presidenti Xi Jinping mbërriti në Bali të Indonezisë me një aeroplan special në përgatitje të pjesëmarrjes në samitin e G20.
Me ftesë të presidentit të Republikës së Indonezisë Joko Widodo, Presidenti Xi Jinping do të marrë pjesë në samitin e 17-të të G20 në Bali nga 14 deri më 17 nëntor.
Presidenti i SHBA Joe Biden synon të identifikojë “fushat e bashkëpunimit” me homologun e tij kinez Xi Jinping për herë të parë ballë për ballë që nga marrja e detyrës në Shtëpia e Bardhë.
14 Nën 2022
Xi Jinping dhe Joe Biden shtrëngojnë duart para Samitit të G20 në Indonezi
Takimi i fundit me Xi Jinping dhe Jo Biden kishte ndodhur në vitin 2017 në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kur të dytë përfaqësonin Kinën dhe ShBA-në cilësinë e nënkryetarëve.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Altun me rastin e STRATCOM-it: Lufta për të vërtetën në epokën digjitale
Shefi i Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun, ka dërguar një mesazh me rastin e Forumit të 4-të Ndërkombëtar të Komunikimit Strategjik (STRATCOM) që do të mbahet më 13 dhe 14 dhjetor në Istanbull.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore