Zjarret e Los Anxhelosit nxisin krizën e sigurimeve në Kaliforni.          Foto: Reuters

Zjarret vdekjeprurëse në Los Anxhelos, që vazhdojnë prej tetë ditësh, kanë shkatërruar mijëra ndërtesa dhe kanë ekspozuar një krizë të thelluar në sektorin e sigurimeve të Kalifornisë.

Mbi 37.000 hektarë tokë janë djegur që nga mbrëmja e 7 janarit në pjesë të ndryshme të LA, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Më shumë se 12.000 ndërtesa janë dëmtuar ose janë bërë të papërdorshme nga zjarret, me humbje ekonomike potencialisht 150 miliardë dollarë, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 24.

Ekspertët paralajmërojnë se siguruesit mund të luftojnë për të mbuluar dëmet e mëdha të shkaktuara nga zjarret.

Ndryshimet klimatike kanë sjellë përmbytje, stuhi dhe zjarre në Kaliforni, shteti më i populluar i ShBA-së, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për pronarët e shtëpive në zonat me rrezik të lartë të sigurojnë ose të përballojnë sigurimin.

Kompanitë kanë reduktuar lëshimin e policave të reja të sigurimit në zonat me rrezik të lartë dhe, në disa raste, kanë dështuar në rinovimin e policave ekzistuese, duke lënë shumë pronarë pronash pa mbulim pas katastrofës.

Numri i lartë i anulimeve të policave dhe neglizhenca e siguruesit kanë tërhequr vëmendjen e gjerë.

Pronarët e pronave në zonat e prekura kanë raportuar se kompanitë kryesore të sigurimit kishin tërhequr mbulimin nga zjarri përpara se të shpërthyen flakët.

TRT Balkan / agjencitë