Zyrtari i fushatë së demokratëve: Harris anulon fjalimin për “nesër”.       Foto: TRT World

Zyrtari i fushatës së kandidates demokrate për president të ShBA-së, Cedric Richmond, ka bërë të ditur se zv/presidentja Kamala Harris do t’u adresohet mbështetësve “nesër”.

“Kemi ende vota për të numëruar. Kemi ende shtete që nuk kanë përfunduar ende. Ne do të vazhdojmë brenda natës të luftojmë për të siguruar që çdo votë të numërohet, që çdo zë të ketë folur. Pra, ju nuk do të dëgjoni nga zv/presidentja sonte, por do të dëgjoni nga ajo nesër”, u tha Richmond mbështetësve në Universitetin Howard në Uashington D.C.

Kandidati republikan dhe ish-presidenti Donald Trump duket se po e mbyll garën me kandidaten demokrate, me “Associated Press” që e parashikon Trump-in se ka një epërsi 246 kundrejt 210 votash elektorale ndaj Harris-it.

Sipas raportimeve në media, Trump është nisur për në Palm Beach, Florida, për t’iu drejtuar mbështetësve të tij.

TRT Balkan / agjencitë