Gjykata e Apelit Durrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, që lejon ekstradimin në Türkiye të themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer.
Në seancën e sotme të drejtuar nga gjyqtari Valbon Çekrezi, u miratua vendimi i shkallës së parë mbi çështjen e shtetasit turk Özer.
Ndërkohë, Özer nuk ishte i pranishëm në seancë, as avokati i tij, ndërsa e pranishme ishte avokatia e caktuar nga gjykata për çështjen në fjalë.
Sipas gjykatës, për vendimin e sotëm të apelit, mund të bëhët rekurs në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.
Kujtojmë se më 17 nëntor 2022, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan vendosi pro lejimit të ekstradimit në Türkiye të Özer. Shtetasi turk Özer apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ndërsa seanca e parë në apel u mbajt më 16 dhjetor.
Aktualisht Özer ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg në Shqipëri, ndërsa në shkallën e parë ka përfunduar procesi gjyqësor në lidhje me ekstradimin e tij.
Ndërkohë, autoritetet turke kanë theksuar se Özer do të ekstradohet në Türkiye pas procesit gjyqësor në Shqipëri.
Çështja ndaj Faruk Fatih Özer
Özer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Türkiye dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri dhe akuzohet për veprat penale "Krijimi i organizatës kriminale" dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda".
Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe pasi pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.
Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Özer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.
Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.
Gjithashtu ndaj Özer më 23 prill të vitit 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.
30 Dhj 2022
Apeli konfirmon vendimin për ekstradimin në Türkiye të Faruk Fatih Özerit
Në seancën e sotme të drejtuar nga gjyqtari Valbon Çekrezi, u miratua vendimi i shkallës së parë mbi çështjen e shtetasit turk Özer
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Shqipëri-Itali, marrëveshje për përmirësimin e rrjetit energjetik shqiptar
Me këtë marrëveshje, Shqipëria do të marrë një hua prej 35 milionë euro dhe nëpërmjet kësaj huaje do të zhvillohet një projekt, i cili konsiston në përmirësimin e sistemit të shpërndarjes, konkretisht në zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Fushë-Krujës.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.