Në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan po mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë për themeluesin e platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, i arrestuar disa ditë më parë në Shqipëri.
Özer është paraqitur në gjykatë i shoqëruar nga forcat e policisë, ndërsa pas paraqitjes së pretendimeve nga palët do shpallet vendimi për masën e sigurisë.
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për Faruk Fatih Özer, duke vlerësuar se arrestimi i tij është i ligjshëm.
Özer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Türkiye dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri. Pas përfundimit të procesit gjyqësor në Shqipëri do të ekstradohet në Türkiye.
Prokuroria turke më 22 prill 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.
Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë i dyshuari Faruk Fatih Özer ishte larguar jashtë vendit më 20 prill 2021.
Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar përfshirë edhe Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.
Gjithashtu ndaj Özer më 23 prill 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.
Özer dyshohet për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda”.
2 Sht 2022
Filloi seanca gjyqësore për themeluesin e platformës Thodex, Faruk Özer
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për Faruk Fatih Özer, duke vlerësuar se arrestimi i tij është i ligjshëm.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore