Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur shtyrjen e seancës për procesin e ekstradimit të themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer.
Në seancën e sotme të drejtuar nga gjyqtari Elis Dine, gjykata vendosi që seanca e radhës do të mbahet më 1 nëntor.
Sipas Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, seanca është shtyrë me kërkesën e palës mbrojtëse, pasi avokati nuk është paraqitur në seancë. Ndërkohë, më 6 tetor seanca
u prolongua për datën e sotshme me kërkesë të palës mbrojtëse se ju duhet më shumë kohë të njihen me aktet e dosjes.
Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën për ekstradimin në Türkiye të shtetasit turk Özer.
Aktualisht Özer ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg në Shqipëri, ndërsa në shkallën e parë zhvillohet procesi gjyqësor në lidhje me ekstradimin e tij.
Çështja ndaj Faruk Fatih Özer
Özer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Türkiye dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri dhe akuzohet për veprat penale "Krijimi i organizatës kriminale" dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda".
Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mosqasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.
Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Özer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.
Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.
Gjithashtu, ndaj Özer më 23 prill të vitit 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.
Ndërkohë, autoritetet turke kanë theksuar se Özer do të ekstradohet në Türkiye pas procesit gjyqësor në Shqipëri.
21 Tet 2022
Shtyhet seanca për ekstradimin e Faruk Fatih Özer
Më 6 tetor pala mbrojtëse e Özer kërkoi shtyrjen e seancës për të pasur më shumë kohë për t'u njohur me aktet e dosjes.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore