Özer u paraqit në seancën e sotme gjyqësore i shoqëruar nga forcat e policisë.     Foto: AA

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për themeluesin e platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, i arrestuar disa ditë më parë në Shqipëri. Özer u paraqit në seancën e sotme gjyqësore i shoqëruar nga forcat e policisë, ndërsa pas paraqitjes së pretendimeve nga palët u shpall vendimi për masën e sigurisë. Gjyqtari i çështjes Elis Dine tha se gjykata vendosi vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit të Özer dhe caktimin e masës së sigurisë arrest me burg. Dine theksoi se vendim i sotëm është për qëllim të ekstradimit të tij në Republikën e Türkiye-s. Vendimi i sotmes i gjykatës së shkallës së parë mund të apelohet në Gjykatën e Apelit Durrës. Prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për Faruk Fatih Özer, duke vlerësuar edhe prokuroria se arrestimi i tij është i ligjshëm. Özer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Türkiye dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri. Pas përfundimit të procesit gjyqësor në Shqipëri do të ekstradohet në Türkiye. Prokuroria turke më 22 prill 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit. Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë i dyshuari Faruk Fatih Özer ishte larguar jashtë vendit më 20 prill 2021. Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar përfshirë edhe Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti. Gjithashtu ndaj Özer më 23 prill 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.

Në deklaratën e saj pas seancës, avokatja Sevgi Erarslan, theksoi se klienti i saj do të qëndroj në paraburgim, gjatë procesit të ekstradimit, duke shtuar se do të apelojnë vendimin.

AA