Çështja mbi masën e sigurisë për themeluesin e platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, ndaj të cilit aktualisht është në fuqi masa arrest me burg, ka kaluar në shkallën e apelit në Shqipëri.
Burime zyrtare nga Gjykata e Apelit Durrës konfirmuan për AA se seanca për çështjen ndaj shtetasit turk Özer do të mbahet më 20 shtator 2022, ku do të shqyrtohet vendimi që caktoi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan.
Avokatët e themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, kundërshtuan masën arrest me burg që u vendos nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ndaj Özer më 2 shtator, duke bërë ditur se do të apelonin vendimin.
Özer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Türkiye dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri.
Prokuroria turke më 22 prill 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.
Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë i dyshuari Özer ishte larguar jashtë vendit më 20 prill 2021.
Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar përfshirë edhe Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.
Gjithashtu ndaj Özer më 23 prill 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.
Ndërkohë, autoritetet turke kanë theksuar se Özer do të ekstradohet në Türkiye pas procesit gjyqësor në Shqipëri.
14 Sht 2022
Lënda për themeluesin e platformës Thodex, Faruk Özer kalon në Apel
Burime zyrtare nga Gjykata e Apelit Durrës konfirmuan për AA se seanca për çështjen ndaj shtetasit turk Özer do të mbahet më 20 shtator 2022, ku do të shqyrtohet vendimi që caktoi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.