Investimet e huaja direkte në Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme, ndërsa mbështeteten sidomos nga sektori i pasurive të paluajtshme, por pa lënë anash edhe vlerat e larta të fitimeve të riinvestuara në disa sektorë të ekonomisë.
Banka e Shqipërisë njoftoi se gjatë tremujorit të parë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 23%.
Të dhënat e tremujorit të parë të vitit konfirmojnë, në vija të përgjithshme tendencat e viteve të fundit.
Këtu përfshihen sidomos sektori i industrisë nxjerrëse të hidrokarbureve dhe sektori financiar.
Kështu investimet e huaja në sektorin financiar, zunë 21% të totalit të investimeve, hidrokarburet në masën 13%, energjetika, në masën 5% dhe komunikacioni në masën 5%.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar investimet e huaja direkte vitin e kaluar shënuan vlerën e 1,49 miliard eurove, në rritje me 8,7% krahasuar me një vit më parë.
Pasuritë e paluajtshme sollën pothuajse 22% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për vitin e kaluar.
Ato arritën vlerën e 325 milionë eurove, në rritje me 12% më shumë krahasuar me vitin 2022.