Italia dhe Türkiye partnerë kryesor të Shqipërisë në eksport / Photo: ATA

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian zunë 57,9 për qind, të vëllimit të tregtisë në periudhën janar-korrik të këtij viti.

Sipas raportit për tregtinë e jashtme të publikuar nga INSTAT-i së fundmi, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 71,5 për qind të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zunë 51,9 për qind të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 28,6 për qind, Türkiye me 8,2 për qind, Kina me 7,7 për qind dhe Greqia me 7,3 për qind.

Në këtë shtatëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 2.339.950.122 euro duke u ulur me 14.5 për qind, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 5.282.462.509 euro, duke u rritur me 3.2 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Defiçiti tregtar arriti vlerën 2.942.512.386 euro, duke u rritur me 23,6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-shit.

TRT Balkan / agjencitë