Legjislacioni për informimin, Rama: Shqipëria sot e 7-ta në klasifikim / Photo: ATA

Kreu i shtetit shqiptar Edi Rama në fjalimin e tij në Konferencën e VI Kombëtare për të Drejtën e Informimit Rama shprehu respekt dhe mirënjohje për punën e Komisarit dhe të Zyrës së Komisarit të BE-së, që sipas tij e ka ndihmuar Shqipërinë në procesin e negociatave për anëtarësim me BE-në kur Shqipëria iu nënshtrua një diagnozë shumë të thelluar nga ana e Komisionit Evropian, e cila njihet me emrin screening.

Rama tha se Shqipëria mori vlerësime jashtëzakonisht pozitive dhe surprizuese edhe për atë vetë, duke shtuar se forcat e nevojshme për të bërë gjërat që mund të bëhen ne i kemi dhe se po të mos i kishim do të ishte e pamundur për Shqipërinë të dilte me aq shumë dinjitet dhe sukses në procesin e diagnostikimit nga ana e Komisionit Europian.

Rama theksoi se renditja e Shqipërisë ishte e 86-ta në klasifikim, deri kur në 2014 vendosën ta transformojnë bazën ligjore.

“Sot, nëse e klikoni, Shqipërinë do ta gjeni në vendin e shtatë sa i përket legjislacionit”, deklaroi Rama.

ATA