Shqipëria vazhdon të tërheqë vëmendjen e turistëve të huaj, numri i së cilëve vijon të shohë rritje intensive edhe jashtë sezonit veror.
Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në muajin tetor 2024, janë regjistruar 761,636 vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje prej 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Po ashtu, gjatë nëntë muajve të këtij viti, është vërejtur një rritje e ndjeshme prej rreth 57% e hyrjeve të shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale.
TRT Balkan / agjencitë