Mungon mbrojtja e Özerit, seanca për ekstradimin anulohet për 20 dhjetor.     Foto: AA

Në Gjykatën e Apelit Durrës është mbajtur sot seanca mbi procesin e ekstradimit të themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, ndërkohë seanca e radhës është shtyrë për më datë 20 dhjetor.

Burimet zyrtare nga Gjykata e Apelit Durrës konfirmuan për AA se seanca është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Özer, i cili ka paraqitur raport mjekësor.

Më 17 nëntor 2022, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan vendosi pro lejimit të ekstradimit në Türkiye të Özer.

Shtetasi turk Özer ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ndërsa procesi do të vazhdojë në apel.

Aktualisht Özer ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg në Shqipëri, ndërsa në shkallën e parë ka përfunduar procesi gjyqësor në lidhje me ekstradimin e tij.

Ndërkohë, autoritetet turke kanë theksuar se Özer do të ekstradohet në Türkiye pas procesit gjyqësor në Shqipëri.

Çështja ndaj Faruk Fatih Özer

Özer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Türkiye dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri dhe akuzohet për veprat penale "Krijimi i organizatës kriminale" dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda".

Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe pasi pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.

Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Özer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.

Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.

Gjithashtu ndaj Özer më 23 prill të vitit 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.

AA