Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes rrjetit social Twitter reagoi sot ndaj Britanisë së Madhe, duke thënë se ajo “duhet të luftojë bandat kriminale të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave të saj”.
“Ne kemi për detyrë të luftojmë krimin në vend dhe këtë po e bëjmë me vendosmëri, ndërsa bashkëpunojmë ngushtë edhe me të tjerët. Gati për të punuar më ngushtë me Britaninë e Madhe, por faktet janë të rëndësishme. Po kështu edhe respekti i ndërsjellë”, shkruan kryeministri Rama.
Rama theksoi se Shqipëria është një vend i NATO-s dhe po negocion anëtarësimin e saj në BE.
“Është gjithashtu një vend i sigurt origjine. Kur Gjermania pati një problem të ngjashëm, ajo shtrëngoi sistemet e veta. Britania e Madhe mund dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë, duke mos u përgjigjur me një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit”, u shpreh ai.
Kryeministri kujtoi se 70% e 140 000 shqiptarëve që janë shpërngulur në Britaninë e Madhe jetonin në Itali dhe Greqi.
“Vënia në shënjestër e shqiptarëve (siç bënë disa me turp kur luftuan për Brexit) si shkaku i krimit dhe problemeve kufitare të Britanisë së Madhe e bën retorikën të lehtë, por injoron faktet e vështira. Të përsërisësh të njëjtat gjëra dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri (pyesni Ajnshtajnin!)”, shkruan Rama.
Reagimi i Ramës vjen pas komenteve të Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe, Suella Braverman, lidhur me emigrantët.
Braverman iu referua kalimeve me varka të vogla si “pushtimi i bregdetit jugor” dhe tha se “imigrimi i paligjshëm është jashtë kontrollit”.
“Le të ndalojmë së pretenduari se ata janë të gjithë refugjatë në gjendje të vështirë, i gjithë vendi e di se kjo nuk është e vërtetë,” tha ajo.
2 Nën 2022
Rama: Britania mos të diskriminojë shqiptarët për të arsyetuar dështimet
Reagimi i Ramës vjen pas komenteve të Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe, Suella Braverman, lidhur me emigrantët.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.