Shqipëri, eksportet arritën 1,99 miliardë euro në 6-mujorin e parë të 2024 / Photo: ATA

Ministri i Ekonomisë, i Kulturës dhe i Inovacionit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, deklaroi sot se fuqizimi i lekut ka ndikuar negativisht në vlerën e eksporteve, teksa theksoi se një sërë politikash mbështetëse për eksportuesit janë duke u zbatuar.

Sipas INSTAT-it, eksportet e mallrave arritën në 199 miliardë lekë (1 miliard e 991 milionë euro) në 6-mujorin e parë të vitit 2024.

Krahasuar me vitin e kaluar, rritja është parë në disa eksporte të xeherorëve, zgjyrave dhe hirit me 11 milionë euro, pjesëve të këmbimit për avionët dhe anijet e hapësirës me 5 milionë euro, për artikujt prej gize dhe çeliku me 3 milionë euro, si dhe përgatitjet prej zarzavateve, frutave, arrave dhe të tjera me 3 milionë euro, raportoi ministri.

Eksportet drejt vendeve të BE-së përbëjnë 71,4% të eksporteve gjithsej. Partnerët kryesorë në këtë periudhë janë Italia (28,7%), Türkiye (8,5%), Kina (7,5%) dhe Greqia (7,3%).

“Natyrisht po kalojmë një fazë të vështirë, të ndikuar nga fuqizimi i lekut, ndaj po aplikojmë politika e masa për adresimin e problematikës së eksporteve dhe efekteve në treg”, u shpreh ministri.

ATA