Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Shkak për këtë vendim të Qëverisë së Shqipërisë, është sulmi kibernetik mbi infrastrukturën digjitale të Shqipëri i cili filloi më 15 korrik. Kryemnistria, Edi Rama, duke e njoftuar për vendimin në fjalë, tha se ambasadës se Republikës Islamike të Iranit i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përfshirë edhe personelin e sigurisë.
“Kjo masë ekstreme, aspak e dëshiruar po krejtësisht e detyruar, është në proporcion të plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend”, tha Rama.
Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria në korrik u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare.
“Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorit, dëmet mund të konsiderohen të vogla. Sistemet u rivunë të gjitha në punë dhe asgjë nuk u zhduk pa kthim”, tha Rama.
Hetimi i thelluar siç theksoi Rama, ka zbuluar se agresioni kibernetik ndaj Shqipëërisë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë.
“Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron”, u shpreh Rama.
Mes tjerash ai njoftoi se rezultatet e hetimeve janë ndarët edhe me vendet partnere të NATO-s.
7 Sht 2022
Tirana ndërpret raportet diplomatike me Teheranin, shkak sulmet kibernetike
Hetimi i thelluar siç theksoi Rama, ka zbuluar se agresioni kibernetik ndaj Shqipërisë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.