Si anëtarë i akademisë, Izet Zeqiri shoqërohej me akademik të ndryshëm. Njëri ndër to që e nxiti të merrej me verprimtarinë e pikturimit përmes gurëve të llojllojngjyrshme ishte, mozaiçari i spikatur, Bajram Gazaferi.
“Në fillim kisha shumë vështirësi, por ky zanat nuk mësohet në libra, d.m.th. unë nuk jam artist i shkolluar, unë jam artist autodidakt i cili ka avancuar artin përmes punës, gabimeve, korigjimeve dhe kam arritur të krijojë punime të cilat në njëfarë mënyre arsyetimin e kam pasur gjithmonë se jetojmë në një shoqëri ku1 shumë gjëra janë të shtrembëra, nuk janë të drejta, e pse edhe punimet e mia të mos jenë në njëfarë mënyre me deformime ashtu siç janë edhe shumë çështje në shoqëri”, shprehet Izet Zeqiri për TRT Balkan në gjuhën shqipe.
Ai në vazhdim sqaron se inspirimi për ta kriju një mozaik fillon nga një ide në tru dhe përçohet në gishtat për ta kriju mozaikun.
“Fillimisht krijoj skicën, inspirimin e kam pasur nga e kaluara, jetën tonë si shqiptar në të kaluarën por edhe gjithçka që na rrethon paraqet inspirim dhe faktikisht çdo fotografi, çdo imazh mund të ndërtohet në mozaik dhe ajo paraqet inspirim”, rrëfehet Zeqiri.
Nga kënaqësitë më të mëdha për akademik Izet Zeqirin është thyerja e gurëve, që sipas tij është një antistres i paparë.
Ai gjatë veprimtarisë së tij me mozaik ka realizuar gjithsej katër ekspozita.
Ekspozita e parë ka qenë “Mozaik me copëza jete”, më pas “Gruaja në copëza guri”, e treta “Nënë Tereza nga Shkupi deri në Kalkutë”, dhe kjo e fundit e cila u promovua para disa ditësh ishte “Tradita në gurë” ku janë të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore të shprehura përmes gurit, ku janë diku 30 punime të mozaikut të përgatitura për këtë ekspozitë.
Të gjitha mozaiket e kanë vlerën e vet, mirëpo më emocionalisht Izet Zeqiri është i lidhur me mozaikun e fundit të cilën po e punonte për nënën e tij me një fëmijë e cila ka qenë në moshën 50-vjeçare.
“Kjo më ka dhënë emocione të shumta, mirëpo kemi edhe shumë mozaike të tjera, ja p.sh. Xhamia e Larme e ndrequr nga Abdurrahman Pasha në vitin 1488, mandej e rivnovuar. Kam mozaiqe të tjera, p.sh.mozaiku i Prizrenit, mozaiku i Ohrit ku më jep emocione të veçanta, mozaiku i Hamamit, i ndrequr nga Qelebiu në shekullin e XV, vurbulla e detit, trekëndëshi i bermudave, Kalaja e Skënderbeut te kepi i Rodonit”.
Të gjitha objektet të traditës shqiptare Izet Zeqiri është munduar t'i paraqesë përmes gurit që ato të ngelen në mendjen dhe në memorien e gjeneratave të reja, sepse fotografitë të cilat bëhen përmes pikturimit mund të humben, ndërsa mozaiku ka vlerë historike e cila nuk humbet.