Ministria e Kulturës në Shqipëri dhe Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë hapën sot ekspozitën me fotografi “Mos harro”, lidhur me luftën e fundit në Kosovë.
Dhjetëra fotografi të ekspozitës në Tiranë kanë në fokus dhunën, terrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë, luftën çlirimtare të UÇK-së, përkrahjen e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare, plagën e të pagjeturve, si dhe krijimin e institucioneve shtetërore, thonë organizatorët.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Dorian Koçi, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes, ekspozitën e konsideroi të rëndësishme sipas tij për memorien kombëtare.
"Është një kënaqësi e veçantë për Muzeun Historik Kombëtar të bëjë të mundur hapjen e kësaj ekspozite të rëndësishme për memorien tonë kolektive, për memorien tonë kombëtare, ekspozitën 'Mos harro', të ideuar dhe konceptuar nga Ragip Zekolli, një nga dëshmitarët okularë të saj kohe të vështirë ku dhuna dhe represioni serb ranë si një rrebesh mbi pjesën martire të shqiptarëve në Kosovë", tha Koçi.
Duke iu referuar temës së ekspozitës, Koçi theksoi se ekspozita i jep një lloj mundësie edhe brezit të ri të Shqipërisë, por edhe vizitorëve të shumtë të huaj, të njihen me faktet rreth luftës në Kosovë.
Ekspozita e cila përmban 70 fotografi do të qëndrojë e hapur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë për disa ditë. Ajo është hapur edhe në Prishtinë, ndërsa do të hapet edhe në Maqedoninë e Veriut.
2 Nën 2022
Shqipëria hap ekspozitën për luftën në Kosovë
Ekspozita e cila përmban 70 fotografi është hapur edhe në Prishtinë, ndërsa do të hapet edhe në Maqedoninë e Veriut.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.