Cili është zhanri juaj i preferuar? Keni një rekomandim libri që dëshironi të ndani? Jeni pas romancës, librave fantastiko-shkencor apo biografive?
Sipas hulumtimit të publikuar nga Studying in Switzerland, përgjigja juaj ka të ngjarë të ndryshojë në bazë të vendit ku jetoni.
Në Evropë më e popullarizuar është fantazia, horrori shihet si zhanri më i zgjedhur në Amerikën Latine, ndërsa poezia është karakteristike në Azi.
Preferencat e leximit ndryshojnë nga vendi në vend.
Me industrinë globale të botimit të librave që arrin të ardhura prej 112.5 miliardë dollarësh në vitin 2022, kjo lloj mbikëqyrjeje është e vlefshme për të ditur se cilët libra dhe autorë mund të lulëzojnë në një vend të caktuar.
Të dhënat u mblodhën duke kërkuar numrin e klikimeve që çdo zhanër libri u kërkua në Google në vende të ndryshme të botës, në anglisht dhe në gjuhën amtare.
Shtetet ku më së shumti lexohet fantazia: Danimarkë, Gjermani, Qeki, Austri, Zvicër, Poloni, Italy dhe Rusi.
Shtetet ku më së shumti lexohet poezi, romancë dhe aventurë: Spanjë, Francë, Portugali, Brazil, Rumani dhe Hungari, Kanadë, Finlandë, Türkey, Greqi, Korea, Filipini dhe Indi.
Shtetet ku më së shumti lexohet klasikë: Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, SHBA, Suedi, Hong Kong dhe Zelandë e re.
Shtetet ku më së shumti lexohet krim, thriller dhe horror: Hollandë, Belgjikë, Norvegji, Argjentinë, Venecuela, Mexico.
17 Sht 2022
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Hamamet turke: Simboli i pastërtisë së trupit dhe shpirtit
Hamamet turke, një nga simbolet më të rëndësishme të kulturës osmane, janë më shumë sesa thjesht hapësira për larje. Me një histori që zgjatet për mijëra vite, këto struktura madhështore mbartin tradita të thella sociale, kulturore dhe shëndetësore.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore