Ministri i Informacionit dhe Kulturës së Nigerisë, Lai Mohammed në ceremoni tha se kthimi i bronzit të Beninit nga SHBA-ja është një dëshmi e suksesit të fushatës së Nigerisë të nisur në vitin 2019 për kthimin e objekteve të kontrabanduara.     Foto: Reuters

Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore "Smithsonian" në SHBA do të kthejë 23 statuja bronzi 125 vjet të vjetra, të cilat u kontrabanduan në Evropë gjatë Mbretërisë së Beninit në jug të Nigerisë.

Sipas mediave amerikane në Washington është zhvilluar një ceremoni nënshkrimi mes dy vendeve për kthimin e 23 statujave të bronzit.

Ministri i Informacionit dhe Kulturës së Nigerisë, Lai Mohammed në ceremoni tha se kthimi i bronzit të Beninit nga SHBA-ja është një dëshmi e suksesit të fushatës së Nigerisë të nisur në vitin 2019 për kthimin e objekteve të kontrabanduara.

Sipas tij, këto vepra bronzi i përkasin kulturës që i ka prodhuar. "Një fis nuk duhet të privohet nga veprat e paraardhësve të tyre. Në dritën e kësaj, ne jemi të kënaqur me kthimin aktual të bronzit të Beninit", tha Mohammed.

Ai theksoi se Nigeria së shpejti do të hapë një ekspozitë ndërkombëtare të veprave të kthyera.

Qindra artefakte historike, përfshirë statujën prej bronzi të Obës, e cila u rrëmbye nga Nigeria gjatë periudhës parakoloniale dhe koloniale, janë ekspozuar në muze të ndryshëm në SHBA dhe vendet evropiane.

Edhe pse Nigeria ka insistuar që artefaktet historike të kontrabanduara gjatë periudhës koloniale të kthehen në vendin e tyre të origjinës, qeveria britanike nuk e trajton mirë idenë e kthimit të tyre.

Muzeu dhe kopshtet Horniman në Britani njoftuan në gusht se do t'ia dorëzonin statujën prej 72 copë bronzi qeverisë nigeriane.

AA