Çfarë përmban programi DokuKids 2023?     /Foto: DokuFest

Programi i filmave për fëmijë në edicionin e 22-të të festivalit të filmit në Prizren përbëhet nga 54 filma dhe 7 punëtori. Siç njofton DokuFest, filmat në DokuKids përbëjnë filma dhe punëtori që u përkasin temave, si të drejtat e fëmijëve, ndryshimi klimatik dhe çështje sociale të ndryshme të tjera, të destinuara për të zhvilluar perceptimin vizual te fëmijët, si dhe kreativitetin dhe ndërgjegjësimin social të tyre.

Shfaqjet e filmave do të zhvillohen çdo ditë nga 6 deri më 12 gusht, në Innovation Training Park (ITP).

Më 5 dhe 6 gusht për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç do të mbahet punëtoria për njohjen e Fushës së Intelligjencës Artificiale (AI) dhe si funksionon ajo. Pjesëmarrësit do të mësojnë për bazat e IA-së, dhe pastaj do të diskutojnë së bashku rreth Etikës së IA-së, ndikimit të IA-së në botën kreative të artit, atë që e ardhmja mban në botën e IA-së dhe gjithashtu do të kryejnë disa shembuj praktikë mbi përdorimin e Chatbot-ëve.

Animadoc është punotoria që i dedikohet moshës 14-17 vjeç dhe është planifikuar të zhvillohet nga 6 deri në 9 gusht.

Kjo punëtori ka për qëllim të prezantojë të rinjtë me mënyra të reja të rrëfimit: krijimin e imazheve dokumentare autentike me ndihmën e animacionit. Do të jetë një përvojë praktike duke përdorur teknikat e animimit kornizë për kornizë.

Në të njëjtën periudhë është caktuar të mbahet punëtoria e titulluar "Stop Motion Animation" për grup moshën 10-14 vjeç.

Animacioni është një mënyrë argëtuese për të krijuar botë imagjinare ku çdo gjë është e mundur. Por, si e gjejmë idenë për një film të animuar? Si e gjejmë frymëzimin në botën reale dhe digjitale?

Në këtë punëtori, pjesëmarrësit do të njihen me të gjitha fazat e krijimit të një filmi të shkurtër të animuar: nga ideja e parë, puna me një storyboard dhe vetë animacionin. Ata do të mësojnë për bazat e teknikës së animacionit "stop motion" dhe softuerin Dragon Frame, do të eksperimentojnë me materiale të ndryshme dhe diskutojnë se si shohin botën rreth tyre.

Prej 9 deri në 10 gusht në DokuKids vijon punëtoria për Alfabetin e animuar, ku mund të konkurrojnë fëmijë të moshës 8-12 vjeç. Në kuadër të këtij progami fëmijët do të mësojnë si të zbërthejnë lëvizjet dhe të bëjnë një animacion tradicional vetëm me laps dhe letër!

Tre punëtoritë e fundit në kuadër të DokuKids-it kanë të bëjnë me animacionin dhe historinë, jogën dhe me realitetin virtual.

TRT Balkan