Provinca Şanlıurfa që ndodhet në pjesën juglindore të Türkiye-s (Turqisë), është përzgjedhur nga Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) si Qyteti i Turizmit për vitin 2023.
Vendimi u ndërmor gjatë sesionit të 11-të të Konferencës Islamike të Ministrave të Turizmit, e cila po mbahet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ndërsa vendimin e njoftoi përmes një deklarate ministria e Kulturës dhe Turizmit e Türkiye-s.
Në deklaratë thuhet se provinca Khiva e Uzbekistanit është shpallur Qyteti i Turizmit nga OBI për vitin 2024.
Evenimenti tre-ditor, nën temën "Roli i komuniteteve lokale në zhvillimin e turizmit", filloi dje.
OBI është organi i dytë ndërqeveritar më i madh pas OKB-së, me 57 shtetet e saj anëtare të shpërndara në katër kontinente.
Ajo u themelua në vitin 1969 në një samit historik në Rabat, kryeqyteti i Marokut, në kundërpërgjigje të një sulmi me zjarr në xhaminë Al-Aksa në Kudsin e pushtuar.
28 Qer 2022
OBI zgjedhen provincën Şanlıurfa si "Qyteti i Turizmit" për vitin 2023
Vendimi u ndërmor gjatë sesionit të 11-të të Konferencës Islamike të ministrave të Turizmit, e cila po mbahet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku
AA
Lajme të ngjashme
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore