Koleksoni prej 1.500 gjësendeve i Freddie Mercuryt del në shitje.     /Foto: Freddie Mercury/Facebook

Një koleksion i veçantë që përmban sendet personale të Freddie Mercury, frontmenit të grupit "Queen", do të dalë në ankand.

Mikja e vjetër dhe trashëgimtarja e Mercuryt, Mary Austin, tha se artisti i famshëm mblodhi pothuajse 1.500 gjësende me vlerë në 30 vjet dhe se gjësendet u gjetën në shtëpinë e tij në Londër.

Ajo deklaroi se ankandi do të mbahet në shtëpinë e ankandeve Sotheby në Londër.

Austin tha se nga shitja priten rreth gjashtë milionë funta të ardhura dhe një pjesë e tyre do të dhurohet për qëllime humanitare.

Artikujt për shitje përfshijnë tekstet e shkruara me dorë të Mercuryt, kostumet e skenës, instrumentet dhe veprat e emrave të famshëm.

Freddie Mercury, i lindur në vitin 1946 në Zanzibar, Tanzani, emri i vërtetë i të cilit është Farrokh Bulsara, u transferua në Angli me familjen e tij në moshën 17-vjeçare.

Me grupin "Queen" Mercury regjistroi 15 albume në studio.

Në vitin 1991, Mercury vdiq nga pneumonia e shkaktuar nga virusi AIDS. Ai ishte atëherë 45 vjeç.

I frymëzuar nga jeta e tij dhe grupi "Quuen", regjisori Bryan Singer realizoi filmin "Bohemian Rhapsody", i cili fitoi katër çmime në Oscar, duke përfshirë çmimin për aktorin më të mirë Rami Malek.

TRT Balkan / agjencitë